“Fajin e kanë Forcat e Armatosura”/ Dëshmoi për tragjedinë e Gërdecit, Ylli Pinari flet pas gjyqit

Ylli Pinari, ish-drejtori i kompanisë shtetërore të shitjes së municioneve, ka folur për mediat pas daljes nga GJKKO, ku dëshmoi në gjyqin ndaj Fatmir Mediur për tragjedinë e Gërdecit.

Në deklaratën e tij, Pinari ka bërë përgjegjës Forcat e Armatosura për masakrën e Gërdecit në vitin 2008, pasi sipas tij, nuk zbatuan detyrat që u ngarkonte legjislacioni.

“Shkelje flagrante e vendimit 138 dhe shumë akteve të tjera që normonin veprimtarinë e demontimit të materialeve ushtarake mos përgjegjësi e Forcave të Armatosura. Forcat e Armatosur nuk kanë kryer asnjë nga detyrat që i ngarkonte legjislacioni, vendimet e qeverisë. Për mua tërësisht është faji i Forcave të Armatosura dhe operatorit që duhet të zbatonte rregullat që ne ia kishim ngarkuar në kontratë.”– tha Ylli Pinari.

Pinari u dënua më 13 shkurt 2013 nga Gjykata e Apelit e Tiranës me 15 vjet burg, teksa një pjesë të dënimit ai e kreu gjatë qëndrimit në burg dhe pjesën tjetër në masën e arrestit shtëpiak, që gjykata e Tiranës kishte caktuar gjatë hetimeve. Ai do të lirohej në vitin 2014 me kusht, pasi i kishin mbetur edhe 3 vite e 7 muaj për të vuajtur, për shkak se kishte përfituar ulje dënimi.

Tragjedia e Gërdecit ndodhi më 15 mars të vitit 2008, ku në depon e demontimit të armëve në fashat, ndodhi një shpërthim nga i cili humbën jetën 26 persona, e u plagosën 300 të tjerë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT