FOTOT/ Rama nxjerr pamjet nga lagja “Rilindja”: 996 apartamente drejt përfundimit në Spitallë të Durrësit

Lagja “Rilindja” në Spitallë është drejt përfundimit. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në këtë lagje janë ndërtuar 996 apartamente, ku do të strehohen personat, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti më 26 nëntor të vitit 2019.

“Mirëmëngjes dhe me lagjen “Rilindja” në Spitallë me 996 apartamente drejt përfundimit , ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama në Facebook.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT