Gonxha nuk pret dekretin e Presidentit, falenderon Ramën që e bëri Ministër: Është privilegj!

Edhe pse ende nuk është dekretuar ende nga Presdienti i Republikës, Bajram Begaj, Blendi Gonxha duket se e ka nisur detyrën e re.

Pasi kryeministri Edi Rama e vendosi në krye të ministrisë së re të krijuar ditën e djeshme, Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe ka thyer heshtjen me një status. Përmes një reagimi në rrjetin social ‘Twitter’ e ka cilësuar përgjegjësi, sfiduese dhe privilegj detyrën e re.

“Jam thellësisht i nderuar për vlerësimin e besimin e Kryeministrit Rama në këtë emërim kaq sfidues! Një privilegj që vjen me përgjegjësi të jashtëzakonshme e përkushtimin për të punuar me pasion e përulësi për të shërbyer me ide e zgjidhje për më shumë qytetarë e sektorë në vend!”– thuhet në reagimi ne tij.

Ditën e djeshme, kryeministri Rama njoftoi shkrirjen e tre ministrive në një të vetme, përkatësisht atë Financave, Ekonomisë dhe Kulturës, duke krijuar ministrinë e re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në krye të të cilës emëroi Blendi Gonxhen.

Blendi Gonxhe deri më tani mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Në vitin 1998, ai u emërua si Shef i Kabinetit i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ku u angazhua për zhvillimin e politikave mbrojtëse dhe të qëndrueshme të cilat u finalizuan me njohjen e Butrintit si Park Kombëtar, krijimin e Fondacionit të Butrintit (një nga zonat më të rralla për vlerat arkeologjike dhe të ekosistemeve në rajon), zhvillimin e Projektit të Bankës Botërore për turizmin elitar, ruajtjen e Zonës së Bregdetit të Jugut, si dhe shumë projekte të tjera në promovimin e artit dhe kulturës në Shqipëri.

Në vitin 2000, u emërua Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Ndërsa nga Nëntori 2018, e deri më tani Gonxhe ka qenë në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT