Jo vetëm bullizmi! Policia pistë të re për vetëvrajsen e 41-vjeçares, çfarë zbuloi dëshmia e të bijës

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me hetimet për vetëvrasjen e 41-vjeçares Bedrie Loka në sukth.

Mësohet se nga dëshmia e familjarëve të së ndjerës, policia po heton dhe një pistë tjetër si shkak për aktin e rëndë, përveç bullizmit që i kishte rënduar gjendjen psikologjike prej një viti.

Pistat e tjera janë hapur pas dëshmisë së vajzës dhe vëllezërve të të ndjerës, të cilët dyshojnë se fshihet diçka më shumë se bullizmi në rrjetet sociale, të cilin e ndjera i kishte denoncuar 13 muaj më parë në polici.

Grupi hetimor ka këqyrur edhe telefonin e të ndjerës, por nga këqyrja paraprake deri tani nuk ka rezultuar ndonjë prove implikuese që të përfshijë personat me të cilët ka komunikuar, sidomos para aktit ekstrem.

Telefoni pritet t’i nënshtrohet një ekspertize më të thelluar dhe nga Policia po merren dëshmi të tjera të personave që mund të kenë dijeni direkte dhe indirekte lidhur me ngjarjen.

E ndjera u vetëvra më 2 janar, duke konsumuar fotoksinë, pasi për rreth një vit, bullizohej një rrjetet sociale nëpërmjet një llogarie false, ku publikoheshin foto me fjalë denigruese për të. Ajo punonte në një fabrikë për prodhimi ne litarit, teksa bashkëshorti i saj bënte punë sezonale në Greqi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT