“Kaloi afati i 100 ditëve, pse s’ka informacion për Martinajn?”/ Balla: Policia ka shumë të dhëna, por…

Ministri i Brendshëm Taulant Balla mbajti sot një konferencë me gazetarët e kronikës, ku paraqiti bilancet e vitit që lamë pas, dhe muajve që ai është në drejtim të këtij dikasteri.

Në mesin e shumë pyetjeve, Ballës i është drejtuar edhe pyetja për “mbretin e kumarit”, Ervis Martinaj.

Pyetja: Në 7 shtator, 2022, Kur Muhamet Rrumbullaku mori drejtimin e Policisë, kryeministri Edi Rama i kërkoi afat 100 ditë për të zbuluar fatin e Ervis Martianjt. Nga skadimi i këtij afati kanë kaluar 384 ditë, ndërkohë ju keni në krye të Ministrisë së Brendshme rreth 5 muaj. Pse autoritet nuk janë në gjendje të thonë të vërtetën dhe të sqarojnë opinionin se çfarë ka ndodhur me këtë shtetas të Shqipërisë?

Balla: Unë nuk hyj në debat në shifra me ty sepse je i vëmendshëm në numërimin e ditëve në rastin në fjalë. E kam marrë detyrën në 15 korrikun të vitit të kaluar, dhe kjo çështje ka qenë një prej çështjeve të para në detyrë. Mbetet një sfidë ende e pazgjidhur sa i takon referimit në Gjykatë. Policia ka shumë informacion për këtë çështje, por sa kohë që dokumentimi i plotë i saj kërkon ende kohë dhe angazhim nga ana e policisë, nuk do të bëj një informacion të plotë. Kur te kemi një pasqyrë të plotë të kësaj çështje, mezi pres që të  dal para jush për të sqaruar publikun.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT