Kaosi në Kuvend/ Braçe ironizon kreun e Foltores: Duhet të flasim ose të qajmë për Sali Berishën

Deputeti Erion Braçe ka ironizuar situatën e krijuar në Kuvend, ku edhe sot në nisjen e sesionit të ri parlamentar pati zhurmë dhe kaos, e krijuar nga opozita.

Braçe shkruan se prej më shumë se dy muajsh seancat plenare janë zhvilluar mes zhurmës, e ku ka qenë e pamundur që deputetët të mbjanë fjalime apo të diskutojnë për çështje që janë në rendin e ditës.

Ai me ironi shkruan se opozita kërkon të flasë ose të qajë vetëm për Sali Berishën, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” pasi akuzohet për “korrupsion pasiv” në lidhje me aferën e kompleksit “Partizani”.

“Cajkovski ne Parlamentin e Shqiperise; zhurma e re e nje opozite qe urren parlamentin! Prej dy muajsh fjalen se le zhurma dhe ka vec nje kusht: ose qani e vajtoni per salih berishen, ose nuk ju leme te flisni! Gjie tjeter sn le kush te bejme-sipas tyre”, shkruan Braçe në postimin e tij./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT