Kishte 3 gra dhe abuzonte me një të mitur/ Gjykata lë në burg kirurgun Hasi

Mjeku kirurg Dervish Hasi është lënë në masën e sigurisë arrest me burg për abuzim seksual, pornografi dhe trafikim i të miturve.

Hasi u arrestua dy ditë më parë, pasi prej 2 vitesh abuzonte me një 14-vjeçare dhe e konsideronte si gruan e tij të 4.

Mjeku Dervish Hasi i cili u arrestua nga policia për shkak të abuzimit seksual me një të mitur punonte në Sanatorium në shërbimin e kardiokirurgjisë prej vitit 2021.

Me njërën prej 3 grave Hasi ka 3 fëmijë, një djalë 22 vjeç dhe 2 vajza, njëra 20 vjeçe dhe e vogla 17 vjeçe.

Me gruan e parë e cila është dhe e vetmja martesë ligjore prej 20 vitesh ka tri fëmijë. Me dy gratë e tjera ka nga 2 fëmijë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT