“Kishte disa tentativa për vrasje”/ Ekzekutimi i Sinomatit me snajper, gazetari zbulon detaje: Indicie për të hapur dosjet e vjetra në Vlorë

Iftuar ditën e sotme në Top Channel, gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja për ekzekutimin e snajper të Gëzim Sinomatit.
Ndër të tjera Hoxha ka hedhur dritë edhe mbi dyshimet nëse kjo vrasje ka qenë hakmarrje e vjetër apo çështje e re.
“Nëse themi hakmarrje ka një zanafillë nga se ka nisur, dhe mund të jetë një marrëveshje e shkuar keq në trafikun e narkotikëve. Vrasje pas vrasje shkon zinxhir. Mund të jetë nga ngjare të 97-ës, por nuk besoj sepse kanë pasur kohë për t’i dëmtuar, një pjesë e madhe e kundërshtarëve në atë kohë ose kanë dalë nga qarkullimi ose kanë vazhduar punët e veta.
Pra kjo është një ngjarje që ka ndodhur kohët e fundit. Njëra nga palët pati një lloj qetësie të rreme, por jo absolute. Kemi pasur disa tentativa për atentat dhe të vrarë por jo të këtij niveli. Kemi pasur tentativa për të vrarë në Lungomare, si rasti më i fundit në verë.
Kjo vrasje duhet të shërbejë edhe si një lloj indicie për të hapur dosjet e vjetra të Vlorës, jo të 97-ës”, tha Artan Hoxha në Top Talk.