Mbushi “xhepat” me para dhe u bë gati të dilte/ Si tentoi Xhemal Loka të arratisej pas vetëvrasjes së bashkëshortes

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Durrës, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë.
Policia ka arrestuar si të dyshuarin kryesor që çoi në vetëflijimin e 41-vjeçares, bashkëshortin e saj, Xhemal Loka. Ishin dëshmitë e fëmijëve të çiftit dhe vëllezërve të viktimës që zbuluan dhunën me të cilën Bedria ishte përballur vitet e fundit nga Loka.
Por duket se ky i fundit e priste arrestimin, pasi pas ngjarjes së rëndë, ai ka tentuar të arratisej nga Shqipëria.
Pas kontrolleve në banesën e Xhemal Lokës, policia ka gjetur të fshehur në kotecin e pulave një armë zjarri automatik “PPS”, me krehër pa fishekë. Po ashtu në të njëjtin vend janë gjetur 114 copë fishekë, model ’54, kalibër 7.62mm dhe 4 katër fishekë model ’56, kalibër 7.62mm”, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve balistike.
Po ashtu mësohet se teksa Xhemal Loka ishte shoqëruar tashmë në Komisariatin e Policisë Durrës, i janë gjetur me vete një sasi parash prej 2’800 Euro dhe 27’000 Lekë.