Mesazhi që donte të jepte polici i vetëvrarë?/ Hoxha: Donte të ruante familjen nga…

Arjan Hoxhaj, ish-drejtues i lartë i policisë së shtetit foli në lidhje me vetëvrasjen e oficerit Arben Pjeçi brenda komisariatit të Durrësit.

I ftuar në emisionin ‘Review” në Euronews Albania, ai theksoi se oficerin e njihte personalisht, dhe sipas tij i ndjeri ishte një person i qetë që shikonte vetëm punën e tij.

Mes tjerash ai tha se me vetëvrasjen brenda zyrës së tij ka dashur të jap një mesazh si dhe të ruajë familjen e tij.

“Ishte njeri i qetë, që bënte vetëm punën e tij dhe ka familjen e tij. Nuk ishte punonjës që grricen. Trajtimi psikologjik nuk ofrohet në polici. Ai njeri është ndjerë i braktisur.  Ka shumë policë që janë larguar padrejtësisht nga puna. Polici ka qenë në presion.  Për efekt të ligjit ai nuk do ishte i dënuar dhe as i përjashtuar nga puna. Një njeri që ka përfunduar për 30 vite në polici dhe nuk ka shkelur ligjin asnjëherë. Si mundet Gjykata ta dënojë në atë mënyrë. Janë çështje që ndiqen me ankim. Ai ka dashur të jap një mesazh me vetëvrasjen në polici, si dhe të ruaj familjen e tij nga këto për të thënë se unë e kam me ligjin me institucionet dhe shoqërinë që nuk reagon për të drejtat e tyre”-tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT