Në Suedi temperaturat -43 gradë Celsius

Suedia regjistroi natën e saj më të ftohtë të Janarit në 25 vjet, me një temperaturë që shkoi deri mbi minus 43 Celsius, ndërsa një i ftohtë goditi vendet nordike.
Disa stacione të tjera regjistruan temperatura nën – 40C në veri të Suedisë.
Ndërsa banorët e rajonit janë mësuar të shohin temperatura të ulëta, ftohja e fundit i ka detyruar operatorët lokalë të autobusëve të pezullojnë shërbimet.
Shërbimet e shpëtimit evakuuan shoferët nga qindra makina të bllokuara gjatë natës për shkak të reshjeve të mëdha të borës, erërave të forta dhe kushteve të akullit. Shoferët u bllokuan për më shumë se 13 orë në rrugë.
Në Janar 1999, në Suedi u regjistrua një temperaturë prej -49 gradë Celsius, e cila barazoi rekordin e vendosur në 1951.
Fronti i ftohtë pritet të lëvizë në drejtim të kryeqytetit finlandez Helsinki që tashmë po sheh temperaturat që bien në -15 Celsius.
I ftohti ekstrem pritet të godasë edhe Norvegjinë nga fundi i javës, me temperaturat në Oslo që mund të shkojne deri në -27 gradë Celsius këtë fundjavë, sipas shërbimit kombëtar të motit.