Nuk e hoqi me vota në PD, Gaz Bardhi i kërkon ndihmë Begajt të largojë Bashën nga reforma zgjedhore

Pas mbledhjes së grupit të Bardhit me Foltoren, Gazment Bardhi u shpreh se kanë diskutuar për organizmin e tyre për seancat plenare. Gjatë fjalës para mediave, Bardhi  i bëri thirrje kreut të Shtetit Bajram Begaj, të cilit kërkoi të kthejë ligjet e miratuara nga mazhoranca për komisionet hetimore.

“Ne jemi drejtuar si grup parlamentar presidenti të republikës, dhe njëherë në emër të grupit I bëj thirrje presidentit të republikës të bëhet garant i Kushtetutës të Shqipërisë. Ne duam të besojmë se presidentit do ngrihet në lartësinë detyrës që ka marrë përsipër”, theksoi Bardhi.

Ai theksoi se refoma zgjedhore është kushte detyrues dhe këtë e thotë qartë raporti i OSBE-ODIHR.

“Refomën zgjedhore shumica kërkon ta bllokojë. Reforma zgjedhore është caktim i rregullave të lojës mes palëve politike.  OSBE detyron të kryhet reformë zgjedhore bipartizane. Çdo ndryshim duhet të jetë konsensuale mes mazhorancës dhe opozitës çdo gjë tjetër është lojë e Edi Ramës”, tha ai.

 Më tej, Bardhi theksoi se opozita do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dy ligje; Portin e Durrësit dhe tatimi i profesioneve të lira

“Së treti kemi vendosur t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar dy ligje të miratuara nga mazhoranca që është ligji që i hap rrugë vjedhjes së Portit të Durrësit, mijëra hektarë tokë publike i jepen një investitori. Ligji i dytë që do ti dërgohet Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë me ligjin që rrit tatimin mbi fitimin për profesionet e lira. Rreth 260 mijë qytetarë që preken nga rritja abuzive, ti bashkohen opozitës në këtë iniciativë”, u shpreh Bardhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT