“Për çfarë paguhemi…”/ Përplasje të ashpra mes deputetëve në Komision, socialistët braktisin mbledhjen

Ka dështuar edhe ditën e sotme mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, pasi deputetët e “Rithemelimit” nuk lejojnë zhvillimin e saj duke përdorur bilbila për të krijuar zhurmë.
Kryetari i Komisionit, Damian Gjiknuri i është drejtuar deputetëve që kishin bllokuar mbledhjes se ata nuk janë të interesuar për këtë reformë dhe se do të gjenin mënyra të tjera për ta zhvilluar këtë mbledhje.
Në krahun tjetër, Ervin Salianji dhe Albana Vokshi kanë kërkuar më shumë anëtar dhe bashkëkryetarin.
“Për çfarë paguhemi, për çfarë vijmë ne këtu”, dëgjohet të thotë Ervin Salianji duke iu drejtuar Damian Gjiknurit.
Pas kësaj, deputetët socialistë kanë dalë nga salla, duke bërë që mbledhja e Komisionit të anulohet.