Përplasjet e shkuara me “Faqedjegurin”! Pista e re, kush e vrau djalin e “Buzëderrit”?

Kanë kaluar disa ditë nga vrasja me snajper e Gëzim Sinomatit dhe ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Dy janë pistat kryesore. Dyshimi i parë lidhet me të kaluarën e Sokol Sinomatajt, babait të viktimës. Nuk përjashtohet se mund të kemi të bëjmë me hakmarrje të vjetër.

Në media është aluduar edhe për përplasjet e babait të Gëzim Sinomatajt me të fortin e Vlorës, Edison Harizaj i njohur me nofkën ‘Faqedjeguri’, i vrarë në 2018.

Pista e dytë lidhet me konfliktet e djalit vetë në Belgjikë, por që kjo pistë zë pak vend. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT