Plarent Ndreca betohet në parlament, revoltohen deputetët e PD: Ky duhet të ishte në SPAK! Turp, turp, o hajdut

Plarent Ndreca është betuar si deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë, duke zënë vendin e lënë bosh nga Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati.
Mes kaosit dhe tensionit të krijuar nga deputetët e opozitës të cilat janë mbledhur pranë foltores me pankarta në duar dhe me zhurmues, deputetja Ina Zhupa është shprehur se Ndreca duhet të ishte në SPAK, ndërsa Noka e ka etiketuar si hajdut.
Ina Zhupa: Ky duhet të ishte në SPAK!
Flamur Noka: Turp, turp! O hajdut!
Plarent Ndreca: Betohem!
Ina Zhupa: Turp, o hajdut!
Ndreca mori mandatin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj, ndërsa betimi i tij ka qenë i pazakontë për situatën e krijuar në Kuvend.