Rama: Ka dakordësi me Kosovën për ndryshuar linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë, të kalojë dhe në Shkodër e Gjakovë

Kryeministri Edi Rama thotë se ka një dakordësi me qeverinë e Kosovës për të eksploruar mundësinë që të ndryshohet linja hekurudhore Durrës-Prishtinë, që të kalojë nga Shkodra, Gjakova dhe më pas në Prishtinë.

“Ka komunikime intensiv me Kosovën për ecurinë e hekurudhës Durrës-Prishtinë, ka një dakordësi nga të dyja palët për të ekspoluar një ndryshim të vijës duke kaluar nga Shkodra në Gjakovë dhe në Prishtinë, kjo është një zgjidhje e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës”, tha Rama./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT