“Rithemelimi” shkakton kaos në Komisionin e Zgjedhores, Gjiknuri: Kriza e opozitës s’do bllokojë reformën

Deputetët e opozitës kanë “zaptuar” karriget në sallën ku ishte parashikuar të zhvillohej mbledhja e komisionit të Reformës Zgjedhore. Në vijim të aksionit të tyre, duke mos pranuar as Alibeajn si bashkëkryetar të “Zgjedhore” deputetët e opozitës do të pengojnë zhvillimin normal të mbledhjes, e cila është edhe në limitet e afatit.

Në videot e siguruara nga gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema, shihet bashkëkryetari i PS Damian Gjiknuri i cili diskuton me deputetët e opozitës.

Pasi nuk arrin asnjë konsensus me ta, gazetarja Mema raporton se Gjiknuri është larguar nga mbledhja. Për vijueshmërinë e saj do të vendoset më vonë se çfarë do të ndodhë.

Kriza e opozitës nuk do bllokojë reformën. Edhe Alibeaj sic duket nuk e kanë lejuar të vijë për shkak të akteve vandale. Cdo gjë do njoftohet në kohën e duhur, reforma do ecë përpara”, është shprehur Gjiknuri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT