“Serbia saboton sigurinë në Ballkan me strategji nga Moska”, Basha në KiE: Hetim ndërkombëtar për parregullësitë e zgjedhjeve serbe

Kreu i PD Lulzim Basha ka mbajtur një fjalë në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, ku është diskutuar për zgjedhjet në Serbi.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se Serbia po saboton sigurinë në Ballkan me strategji nga Moska. Ndër të tjera ai bëri thirrje për hetim ndërkombëtar për parregullsitë e zgjedhjeve në Serbi pak ditë më parë.

“Shkelje masive dhe parregullsi në zgjedhjet në Serbi, siç tregohet nga raporti paraprak i OSBE-së, u dominuan nga përfshirja vendimtare e Presidentit, i cili, së bashku me avantazhet sistemike të partisë në pushtetit, krijoi kushte të pabarabarta.

Konkurrenca e padrejtë, anësia e medias dhe blerjet e votave ishin disa nga parregullsitë serioze që ndodhën gjatë këtyre zgjedhjeve, siç deklaroi edhe misioni i vëzhguesve zgjedhorë.

Qytetarë nga shtete të tjera, si Bosnjë dhe Hercegovina, u transportuan për të votuar në Beograd, ndërsa shqiptarët u hoqën nga listat e votuesve.

Serbia vazhdon diskriminimin etnik dhe spastrimin e heshtur duke pamundësuar rreth 8 mijë shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc marrjen e  dokumenteve, e duke i privuar ata nga e drejta e votës dhe aksesi në shërbime publike përmes pasivizimit të adresave”, tha ndër të tjera Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT