Shkuli mikrofonat dhe debatoi ashpër, Basha shpërthen kundër Bardhit: Turp për këta burrecë të vegjël që…

Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas incidentit të ndodhur paraditen e sotme në Komisionin e Medias.

Basha e ka cilësuar veprimin e Bardhit dhe Nokës si një turp teksa i ka konsideruar burreca të vegjël të cilët sulmojnë verbalisht një grua.

“Turp për këta burrecë të vegjël që mendojnë se duke sulmuar zonjat me dhunë verbale, tregojnë forcë. Kjo vetëm provon se sa të dobët janë.”- shkruan Basha.

Kujtojmë se ditën e sotme vetëm Komisioni i Medias ishte ai, i cili po zhvillohej fizikisht, dhe siç është transmetuar nga pamjet edhe ai pati debate dhe tensione të shumta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT