Si asnjëherë më parë – Mungesa e “non gratës” në Kuvend, pjesëmarrës ambasadorët e rëndësishëm në Shqipëri

Si asnjëherë më parë, seanca e sotme u zhvillua pa praninë e Sali Berishës.

Për herë të parë në këto vite, Sali Berisha nuk ishte pjesëmarrës jo për ndonjë angazhim, por për shkak të masës “arrest shtëpie” të dhënë ndaj tij nga GJKKO-ja.

Ajo që u vu re në këtë fillim seance, ishte prania e ambasadorëve më të rëndësishëm të vendit tonë.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, ai i BE-së dhe ambasadori gjerman, e ndoqën këtë seancë nga afër.

Me sa duket, prania e ambasadorëve është një mesazh për mospraninë e “non gratës” në Kuvend.

Më herët, ambasadori gjerman, nëpërmjet një postimi, ftoi që Parlamenti të jetë një forum konstruktiv debati, gjë që bën të papranueshme rrugën e ndjekur deri më sot nga deputetët e Rithemelimit të Berishës dhe të grupimit të Gazment Bardhit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT