Si po i kalon Sali Berisha ditët e arrestit në shtëpi? Argita Malltezi: Edhe sot që ishte me grip…

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet i mbyllur në shtëpinë e tij që prej 30 dhjëtorit, pas vendonsjen nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Vajza e tij, Argita Malltezi ka zbuluar se si ish-kryeministri po i kalon këto ditë, teksa ndodhej poshtë shtëpisë, së bashku me një grup mbështetësish. Malltezi u shprehe se gjatë ditëve të arrestit në shtëpi ish-kryeministrit ka qenë duke punuar dhe duke u marrë me çështje të organizimit të partisë, edhe pse i sëmurë me grip
Sa i përket mundësisë për ashpërsimin e masës së sigurisë nga SPAK duke marrë parasysh organizimet e fundit, ajo tha se “në shtetin pa ligj nuk ka asgjë që nuk mundet të ndodhë”.
“Babi ka qenë në punë non stop. Edhe kur ka qenë me grip u angazhua në mesazhin që u përccua në mënyra të ndryshme për simptaizantët, por edhe më ccështje të tjera të organizimit. Ka qenë më i qetë dhe i përqëndruar, por me punë intensive.
Tashmë nuk them për asgjë nuk mundet. Në këtë shtet pa ligj që shkel kushtetutën. Ky është një vendim i pabazuar në ligj.”– tha ajo.