Skela e shembur zuri poshte babë e bijë/ Shoqërohen në polici inxhinieri dhe punëtorët e pallatit

Polcia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku skela e një pallati në ndërtim u shemb, duke zënë poshtë dy kalimtarë.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta”, në zonën e njohur si ish-parku i autobusave, teksa të plagosur mbetën babë e bijë që po kalonin pranë pallatit në ndërtim. Policia bën me dije se janë shoqëruar në polici, inxhinieri i pallatit dhe dy punëtorët, të cilët do të merren në pyetje për ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.
Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.