“Të vrava vëllain”/ Gruaja e Festim Tarellarit tregoi çfarë ndodhi pas krimit: Më mori në telefon dhe…

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Greqi, ku një 50-vjeçar shqiptar vrau me armë gjahu kunatin e tij, pasi akuzonte këtë të fundit se i kishte përdhunuar vajzën.
Gruaja e shqiptarit Festim Tarellari, që vrau kunatin e tij, pasi abuzoi me vajzën e mitur për 9 vite rresht, ka deklaruar se nuk kishte dijeni për ngjarjen. Duke folur për mediat greke, gruaja ka deklaruar se këtë ngjarje e ka marrë vesh para 3-4 ditësh. Ndërkohë që theksoi se bashkëshorti, pasi kreu krimin e mori në telefon dhe i tha se i vrau vëllanë, Erjon Pelivanin.
“Këtë ngjarje e kam mësuar 3-4 ditë më parë. Nuk dija gjë se do e vrsite, ai po e mbulonte. As vajza nuk më tha gjë. Burri e mori vesh dhe pasi kreu krimin më mori në telefon dhe më tha: ‘Të vrava vëllanë’”, thotë ajo.
Fatmir Tarellari i mori jetën kunatit të tij, pasi vajza që kishte nga martesa e parë i rrëfeu se ai e kishte përdhunuar kur ajo ishte 9 vjeç. Sipas mediave, pasi dëgjoi vetëm disa orë para ngjarjes sekretet e së bijës së tij 18-vjeçare, se ajo ishte përdhunuar nga vëllai i njerkës së saj, ky i fundit i ka thënë vajzës: “Do ta zgjidh unë!’.
33-vjeçari Erjon Pelivani dyshohet se ka përdhunuar vajzën që në moshën 9-vjeçare, ndërsa kur ajo u rrit dhe mbushi moshën 12-vjeçare, ai filloi ta filmonte dhe fotografonte në pozicione të pahijshme. Ai, në fakt, dyshohet se i ka mbajtur për vete pamjet video, më pas ka shantazhuar thjeshtrën e së motrës.
Kur vajza ka filluar punën herë pas here, ai dyshohet se e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar që t’i jepte paratë që po fitonte, nën kërcënimin se do të publikonte materialin që posedonte. Sipas informacioneve, denoncimi për përdhunimin është bërë në qershor 2022 në departamentin e sigurisë Pylaia – Hortiatis. Madje në atë kohë ai ishte proceduar edhe për përdhunim, akte seksuale mes të afërmve dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas magnesianeës.gr, autori 50-vjeçar është baba i tre fëmijëve nga martesa e tij e parë. Gruaja e tij e parë humbi jetën në një aksident trafiku, ndërsa me gruan e dytë, motrën e viktimës, ai ka një fëmijë.