TRONDITET Vlora/ Dy persona gjenden të vdekur, njëri i varur në shtëpi dhe tjetri…

Vlora është tronditur pasditen sotme, pasi dy persona janë gjetur të pajetë.
Mësohet se fillimisht një 58-vjeçar, banues në lagjen “Hajro Çakërri” është gjetur pa shenja jete në banesën e tij dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Nga ana tjetër, një i moshuar ka patur fat tragjik, pasi është gjetur i varur në shtëpinë e tij.
Paraprakisht dyshohet se ai është vetëvrarë, megjithatë policia po heton të gjitha pistat e mundshme.