VIDEO/ E rrethuar me mure 2 metër e tela me gjemba! Dalin pamjet e vilës 2 katëshe ku dyshohej se ishte fshehur Eljon Hato

Policia ka pasur informacion se Eljon Hato, i njohur dhe si ushtari i Ervis Martinajt të ketë qenë në banesën e vëllait të tij në fshatin Grudë të Shkodrës.

Banesa dy katëshe e përbërë e tëra nga druri është e rrethuar me një mur gati 2 metra të lartë, që kudo vëzhgohej nga kamerat e sigurisë.

Mbi muret e oborrit ka gjithashtu tela me gjemba për ta bërë edhe më të vështirë hyrjen brenda saj. Sikur të mos mjaftonin kjo  banesa ruhej dhe nga 2 qen të rracës kangal, të cilët kanë qenë të zgjidhur në momentin kur ka ndërhyrë FNSH dhe RENEA.

Kanë qenë pikërisht kamerat e sigurisë së banesës së Elkier Hatos që kanë filmuar operacionin e bastisjes së RENEA-s.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT