VIDEO/ “Makthi i tankeve ruse!” Çfarë janë raketat “Javelin” që Kosova do të blejë nga SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë pranuar kërkesën e Kosovës për të blerë raketa kundërtanke, të llojit “Javelin”

Lajmi u konfirmua nga ambasadori amerikan në Beograd, Christofer Hill, i cili ia komunikoi vendimin presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë takimit të tyre në Beograd këtë të enjte.

Departamenti amerikan i Shtetit do ta dërgojë kërkesën e Kosovës në Kongresin amerikan, duke bërë që të fillojnë procedurat zyrtare.

Por çfarë janë raketat amerikane “Javelin”, të cilat janë bërë tepër të njohura gjatë luftës në Ukrainë, ku janë shndërruar në makthin e tankeve dhe mjeteve të blinduara ruse.

“Javelin” është një sistem raketash taktik i lëvizshëm nga njeriu, me rreze të mesme veprimi që i siguron Ushtrisë Amerikane dhe Trupave Detare efekte precize të zjarrit të drejtpërdrejtë për të mposhtur tanket kundërshtare dhe automjetet e tjera të blinduara.

Pas lëshimit raketa shkon me prezicion të lartë drejt objektivit, ndërkohë që ushtarët mund mund të ripozicionohen menjëherë dhe ta ngarkojnë manualisht për gjuajtjen e radhës.

Një raketë Javelin kushton rreth 180 mijë dollarë, Ushtria Amerikane ka 38 mijë të tilla.

Raketa ka aftësi të arrijë shpejtësinë deri në 540 km/h pasi lëshohet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT