(VIDEO) Zbulohet EMRI / Kush është 22-vjeçari që u ekzekutua me snajper në ballkonin e shtëpisë në Vlorë, më herët…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës mbrëmjen e kësaj të diele.
Një 22-vjeçar është qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëherëshme.
Raportohet se viktimat i identifikuar si Gezim Sinomata, ka qenë në ballkonin e banesës së tij në momentin kur është qëlluar.
Ngjarja ka ndodhur në afersi të Poliklinikës së qytetit, në lagjen “Hajro Cakërri”.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e situatës. Ndërkohë autorët janë larguar në drejtim të paditur dhe nuk dihet asgjë për ta.
Gazeta Shqip mëson se më herë 22-vjeçarit i është vendosur eksploziv në banesë.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.