Vrau kunatin pasi i përdhunoi të bijën/ Lot dhe duartrokitje, gjykata liron nga burgu Fatmir Telallarin

Gjykata greke ka lënë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” Fatmir Telallarin, i arrestuar pasi vrau kunatin e tij, Erjon Pelivanin, sepse i kishte përdhunuar të bijën.
Familjarët e shqiptarit e kanë me lot dhe duartrokitje këtë vendim, teksa ndodheshin jashtë sallës ku u zhvillua gjyqi.
Sipas mediave greke, gjykata ka vendosur që ai të qëndrojë në arrest shtëpie, në të njëjtën banesë me të bijën, e cila dyshohet se është përdhunuar sistematikisht për 9 vite nga kunati i babait, vëllai i njerkës së saj. Në një deklaratë për mediat avokatët e tij u shprehën se ndihen mirë pas vendimit të gjykatës për ta lënë të lirë më kusht.
“Ndihemi shumë mirë pas vendimit, ashtu si dhe gjithë shoqëria greke”, tha një prej avokatëve të 50-vjeçarit.