Zgjatje afati për investimet strategjike/ PS dorëzon draftin, të shtyhen deri në vitin 2027

Afati për investimet strategjike do të shtyhet deri në 31 dhjetor të vitit 2027. Drafti me ndryshimet është dorëzuar në Kuvend.

Propozimi është bërë nga kreu i komisionit të Ekonomisë Eduard Shalsi i cili ndër të tjera kërkon edhe ndryshim në vlerën e projekteve që do të kualifikohen si projekte investimi strategjike.

Aktuaslisht vlera minimale e një projekti të propozuar për të marrë status potencial strategjik është 30 milionë euro dhe për procedurë të veçantë 50 milionë euro.

Në draftin e ri propozohet rritje e kësaj vlere dhe për një projekt të propozuar për t’u kualifikuar si investim potencial strategjik të jetë mbi 50 milionë euro si dhe të sigurojë hapjen e të paktën 300 vendeve të punes.

Njëkohësisht, në ligjin e rishikuar kërkohet që nëse subjekti synon procedurën e vençantë në çdo sektor, vlera e investimit te jete e barabarte ose me e madhe se 100 milione euro ose investimi te krijoje minimalisht 500 vende te reja pune.

Ndër të tjera kërkohet të detajohet procedura e paraqitjes se dosjes se projektit dhe vleresimit te saj duke permiresuar afatet e shqyrtimit.

Që prej vitit 2015 kur është miratuar ky ligj e deri më tani janë miratuar 40 projekte investimi strategjik dhe 34 janë ende në fazë vlerësimi

Pjesa me e madhe e këtyre projekteve janë në sektorin e turizmit ose turizem i integruar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT