7 minuta seancë plenare/ Miratohet me 77 vota marrëveshja e emigrantëve me Italinë, pro votuan edhe…

Është miratuar me 77 vota pro marrëveshja e emigrantëve me Italinë. Seanca plenare e kësaj të enjteje u mbyll me një rekord prej 7 minutash, mes zhurmuesve dhe kundërshtimit të deputetëve të opozitës.

Që në nisje Kuvendi hoqi nga rendi i ditës Amnistinë Penale, ndërsa u miratua me 77 vota marrëveshja e emigrantëve me Italinë.

Në marrëveshjen me Italinë votuan pro edhe tre deputetë të PDIU.

Po ashtu u miratua edhe projektligji për zonat e mbrojtura ditën e sotme. 74 votat e deputetëve socialistë mjaftuan për t’i dhënë dritën jeshile ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura.

Ndërkohë që në Kuvend, ky projektligj u kundërshtua me forcë nga deputetët e Opozitës. Jashtë Kuvendit po mbahet një protestë nga qytetarët dhe nga aktivistë e ambientalistë të shumë, të cilët kundërshtojnë ndryshimet që po bëhen për zonat e mbrojtura.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT