Bardhi “bashkohet” me Bashën kundër Amnistisë Penale: Akt tërësisht jo transparent

Mbeten më pak se 24 orë kur do të hidhet për votim në Kuvend por amnistia penale duket se nuk i ka ende 84 votat për t’u miratuar nga ligjvënësit.
Fillimisht ishte Lulzim Basha ai që deklaroi se deputetët e Partisë Demorkatike nuk do të votojnë, pasi siaps tyre, kjo nismë po përdoret nga qeveria për të nxjerrë zyrtarët e korruptuar nga burgu.
Ndërkohë, edhe Gazment Bardhi është në një mendje me Bashën pas kaq kohësh, teksa ka deklaruar se as deputetët e “Rithemelimit” nuk do të marrin pjesë në votim, për shkak se e cilësojnë si akt jo transperent. Ndër të tjera, Bardhi deklaroi se “Rithemelimi” do të vazhdojë aksionin parlamentar, çka lë të kuptohet se edhe seanca e nesërme parlamentare do të jetë e përfshirë nga trazirat.
“Amnistia është kthyer në një akt jo transparent, në një akt ku secili në mënyrë të fshehtë shton dhe heq sipas interesit të tij. Ne prej muajsh jemi në një aksion brenda Kuvendit dhe ky aksion do të vijojë. Amnistia është një akt humanizmi, duhet të qëndrojë larg sherrnajave mazhorancë-opozitë, ka qenë një akt konsensual, por s’ka patur asnjë procedurë konsensuale për të dalë me një draft të përbashkët”, tha Bardhi.