Caktohet data, kur do të shpallet pretenca për Fredi Belerin

Është mbajtur ditën e sotme seanca e radhës për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion pritet të shpallë pretencën në datën 13 shkurt për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i dyshuar për korrupsion në zgjedhje.
Seanca e radhës në GJKKO për Belerin do të jetë në orën 14:00, ku pritet që SPAK të japë konkluzionet për hetimin ndaj tij.
Nga ana tjetër, bëhet me dije se Anila Paci, specialiste në regjistrin e gjendjes civile në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve ishte dëshmitare e radhës në procesin në Gjykatën e Posaçme. Paci, e thirrur nga mbrojtja në proces, u pyet se përse pas arrestimit Fredi Beleri ka rezultuar si person “i dënuar”, ndërsa në certifikatat e gjendjes gjyqësore të marra më herët ose më vonë rezulton “i padënuar”.