Deklarata e BE pas miratimit të ligjit për zonat e mbrojtura, Rama: 100% në një mendje me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë reagimin e delegacioni të BE për miratimin e ligjit për zonat e mbrojtura.

Në këtë reagim delegacioni i BE nënvizon se do të ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura, në përputhje me kuadrin ligjor të BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë.

Në të njëjtin qëndrim është shprehur edhe kryeministri Edi Rama i cili vlerëson se është “100 % në një mendje me Bashkimin Europian”.

“100% në një mendje me Bashkimin Europian!

Me vizionin e Shqipëria 2030 dhe vullnetin e palëkundur për ta bërë këtë vend një destinacion turistik të nivelit më të lartë mesdhetar, ne kemi bërë në 10 vitet e fundit një përparim shembullor në mbrojtje të biodiversitetit dhe sot jemi të parët në rajon për sasinë e zonave të mbrojtura.

Ndryshimet e sotme e forcojnë bazën e rrugës sonë ambicioze për zhvillim të qëndrueshëm në harmoni me bukurinë mahnitëse të Shqipërisë”, – shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT