DETAJE/ Blinken dhe ministri Hasani nënshkruajnë dy marrëveshje në kryeministri

Sekretari Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm kanë nënshkruat marrëveshjet e bashkëpunimit në Kryeministri.

Nënshkrimi është bërë pak më parë, teksa në momentin e nënshkrimit të marrëveshjeve i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Ndërkohë pas firmosjes së marrëveshjeve, Antony Blinken dhe kreu i qeverisë nisën konferencën për shtyp.

Një nga marrëveshje e nënshkruara ka të bëjë me një Memorandum mirëkuptimi, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.

Po ashtu, mes dy vendeve u nënshkrua dhe një Memorandumit mirëkuptimi kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Prej orës 11:26, Sekretari Amerikan i Shtetit vijon vizitën zyrtare në Tiranë. Në aeroportin ‘Nënë Tereza’ u prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe i deleguari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë.

Takimin e parë në kryeqytetin shqiptar e pati me disa përfaqësues të familjeve afgane, të cilat strehohen në Shqipëri pasi i ikën talebanëve në Afganistan. Më pas u takua me presidentin Bajram Begaj në presidencë. Kryeministri Edi Rama, të cilit paradite iu desht të ishte në Bruksel, takoi numrin dy të administratës amerikane tek Piramida.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT