Disa pamje të pazakonta nga vila e famshme e Enver Hoxhës në Bllok dhe historia e saj

Megjithëse e rrethuar me mure dhe me pronësi të tjera private rreth e rrotull saj, ky endacak ka arritur të hyjë brenda oborrit të vilës së famshme numër 31 në Bllok.

Vila 31 është vila ku ka jetuar diktatori komunist Enver Hoxha.

Ajo gjendet në qendër të zonës së ish-Bllokut.

Ky person që shihet në këto pamje të botuara nga gazeta DITA pasi ka depërtuar zonën e sigurisë, ka hipur në verandën e vilës.

Dhe më pas është ngjitur në çatinë e saj në një nga pikat më të larta.

Aty shihet tek tymos i qetë cigare, ndërkohë që shijon diellin.

Pamjet janë të pazakonta duke patur parasysh që vila është një rezidencë qeveritare nën ruajtje të vazhdueshme.

Per te mos permendur faktin qe deri tre dekada më parë ky ishte vendi me i mbrojtur ne Shqiperi, ku as miza nuk fluturonte dot pa u vënë re.

Shtepia qe njihet “vila e Enver Hoxhës në Bllok” sot është një nga kureshtitë kryesore tek të huajt që vizitojnë Tiranën.

E rrethuar nga pallate dhe lokale, vila dhe oborri i saj kanë arritur të mbeten deri tani të paprekura.

Historia e kësaj shtëpie zë fill ne vitet ’40.

Kur erdhi në pushtet Enver Hoxha qëndroi fillimisht në hotel “Dajti” në Tiranë. Pak ditë më vonë ai u vendos në këtë shtëpi të ndërtuar në vitin 1942 nga një shtetase italiane.

Deri në vitin 1944, para se të vila të shtetëzohej dhe në të të banonte familja Hoxha, aty banuan një tregtar italian dhe tregtari shqiptar Petraq Katro nga Korça.

Në vitin 1973 ngjitur me atë shtëpi u ndërtua një shtesë.

Vila nuk u privatizua nga familja Hoxha, pas 90. Pas largimit të tyre ajo vazhdon shërben si rezidencë qeveritare dhe kureshtje turistike.

Para pak ditesh qeveria njoftoi se destinacioni i saj do ndërrojë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT