Dje protestoi poshtë shtëpisë së tij/ A e njeh Gazment Bardhi Berishën si kryetar të PD-së?

Gazment Bardhi dhe deputetët mbështetës të tij, iu bashkuan për herë të parë diten e djeshme protestës së simpatizantëve të ish-kryeministrit Sali Berisha, poshtë shtëpisë së këtij të fundit.
I pyetur nëse e njeh Berishën si kryetar të PD, Bardhi tha se grupimi i tij bashkohet rreth ideve dhe jo individëve, ndërsa shtoi se kanë të përbashkët me “Rithemelimin”, betejën kundër Edi Ramës.
“Ne bashkohemi rreth ideve rreth gjërave që na bëjnë bashkë, që është beteja jonë kundër Ramës dhe nuk bashkohemi rreth individëve. S’ka bashkim rreth ind konkret, ka bashkim rreth ideve, gjërave që na bëjnë bashkë. Keqpërdorimi që Rama i ka bërë konfliktit të brendshëm në PD dhe opozitë, nuk ka sjellë pasoja vetëm për partinë, por edhe për Shqipërinë.
Unë do ti bashkohem, i jam bashkuar cdo protete qytetare. Sa i takon vizitës time në SHBA, e kam bërë të qartë. SHBA janë aleati kyc i Shqipërisë, ka qenë krah nesh në momentet tona më të vështira. SHBA është një aleat kyc edhe për PD. Falenderoj Escobar për mikëpritje. Kam pasur takime në Kongres dhe Senat. Nuk dua ta ngatërroj vizitën në SHBA me situatën tani. Ata mbështesin Shqipërinë dhe rrugëtimin evropian të saj, dhe jo një parti politike.”– tha Bardhi.