“Dolëm nga një terr shumë i gjatë”/ Rama ia thotë në sy Tony Blair: Ti je arsyeja se pse u bëra kryeministër

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme i pranishëm në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave aktuale.
Gjatë fjalës së tij Rama deklaroi se Tony Blair ishte arsyeja se pse ai i ishte bërë kryeministër.
“Dua të korrigjoj diçka. Dua t’i them auditorit, që s’do të jem as kryeministër dhe as njeri i angazhuar përpara tij. Nuk do të isha më i privilegjuar sa kaq, pasi ai është arsyeja kryesore përse unë u bëra kryeministër.
Dolëm nga një terr shumë i gjatë. Ishim të izoluar prej botës. Na thuhej se ishim një vend i plot komunist. Sistemin mund ta ndërrosh brenda vitesh, por institucionet jo. Me teknologjinë mund të bësh një kapërcim në të ardhmen, që është diçka”, tha ai.