Doli në përgjimet e gjyqtares së Krujës, nën hetim për pastrim parash, SPAK do të marrë nesër në pyetje Edvin Priftin

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, SPAK, do të marrë në pyetje ditën e nesërme mjekun kardiokirurg, Edvin Prifti.
Prifti do të pyetet si person nën hetim, prej katër vitesh, ku mund t’i komunikohet edhe përfundimi i hetimeve.
Ai doli në përgjime në dosjen e ish-gjyqtares se Krujës, Enkelejda Hoxha, teksa fliste me një nga punonjësit e gjykatës.
SPAK po e heton nën dyshimet për pastrim parash, si dhe për përfshirje në tenderin e QSUT pasi gjatë kontrollit në zyrë dhe në banesë, mjekut ju gjetën dhe sekuestruan shuma të mëdha parash.