E FUNDIT/ Lirohet nga burgu Vangjush Dako, çfarë ka caktuar GJKKO për ish-kryebashkiakun e Durrësit

GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon ditën e sotme.

Bëhet me dije nga burimet për media se një vendim i tillë është marrë nga GJKKO për shkak se afatet e paraburgimit janë tejkaluar.

Nga ana tjetër kujtojmë se ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako është arrestuar për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT