E RËNDË në Lezhë! Shoferja përplas makinën brenda dyqanit të dyshekëve

Një automjet tip “Toyota Yaris” ka përfunduar brenda ambientit të një dyqani në rrugën “Shtraus”, në Lezhë.
Nga burime në vendin e ngjarjes bëhet me dije se automjeti drejtohej nga një vajzë, e cila dyshohet se ka humbur kontrollin, duke përfunduar brenda dyqanit.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, pasi në momentin e aksidentit nuk ka patur kalimtarë në rrugë dhe pronari i dyqanit nuk ka qenë brenda biznesit.
Nga përplasja janë dëmtuar grila e dyqanit dhe një pjesë e murit të një furre buke.