“E vrau Putin”/ Presidenti rus reagon pas akuzave të bashkëshortes së Navalny-t: E neveritshme

Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar për herë të parë në lidhje me vdekjen e liderit opozitar Alexei Navalny.
Nëpërmjet zëdhënësit të tij, Dmitry Peskov ai ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga bashkëshortja e Navalny-t, teksa i ka cilësuar të pabaza pretendimet e saj se Navalny ishte helmuar me Novichok. Zëdhënësi i Kremlinit tha se akuzat ndaj Putinit janë të pabaza dhe të neveritshme.
Ditën e djeshme, bashkëshortja e Alexei Navalny publikoi një video, ku shfaqej duke folur për ngjarjen e rëndë. Ajo akuzoi drejtpërsëdrejti presidenti nrus se kishte urdhëruar vrasjen e opozitarit. Sipas saj, Navalny ishte helmuar me Novichok, dhe për këtë arsye trupi nuk po i dorëzohet ende familjes, sepse po pritet që gjurmët e helmit të largohen nga trupi.
“Burri im nuk mund të thyhej. Dhe pikërisht për këtë e vrau Putini. I turpshëm, frikacak, që nuk guxonte ta shikonte në sy ose thjesht t’i thoshte emrin,”-, tha ajo.