Eksperti i sigurisë: Rasti i Banjskës mund të mos hetohet kurrë! Radoiçiç mund të ketë pasaportë të re, vështirë të gjendet, ka mbështetje

Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha se ka shumë mundësi që rasti i Banjskës të mos hetohet kurrë.
Ai tha gjithashtu se është shumë e vështirë që Interpoli të arrijë të vërë para drejtësisë Milan Radoiçiçin, organizator në sulmin e Banjskës, pasi sipas Shalës ai dhe veprimtaria e tij ka mbështetjen e Serbisë dhe të presidentit Vuçiç.
Eksperti tha se Radoiçiçi mund të ketë pasaportë dhe identitet të ri, gjë që do e vështirësojë kapjen e tij.
“Ka gjasa që rasti i Banjskës të mos hetohet kurrë. Efekti i kërkesës së Interpolit për Radoiçiçin nuk është se do e bindë ne nuk duhet të harrojmë një element esencial, Milan Radoiçiçi ka mbështetjen e presidentit Aleksandër Vuçiç, pra fletë-arrestet ndërkombëtare në drejtim të tij nuk duhet të harrojnë elementin esencial, se shteti i Serbisë e mbështet Milan Radoiçiçin dhe veprimtarinë e tij.
Ai mund të ketë një pasaportë të re, me identitet të ri, mund të lëvizë lirshëm. Nuk ka ndonjë element që mund të na garantojë se Serbia do e arrestojë e do e sjellë para drejtësisë. Nëse identifikohet se ai është larguar nga Serbia atëherë edhe mund të kapet”, -tha Drizan Shala në një intervistë për Euronews Albania.