EMRI+FOTO: E rëndë në Tiranë, 16-vjeçari humb jetën gjatë ndeshjes së basketbollit në pallatin e sportit “Asllan Rusi”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë. Në pallatin “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar, duke parë një ndeshje basketbolli, ka pësuar atak kardiak dhe është rrëzuar në fushë. Për pasojë, adoleshenti ka ndërruar jetë.

Burime për gazetën DITA bëjnë të ditur se emri i 16-vjeçarit të ndjerë është Alteo Hyseni, një ish-lojtar i ekipit të “Leaders”.

Ishim duke festuar të gjithë, kur pamë që ai ra pa ndjenja në tokë. Zhurma kur koka ra mbi parketin e fushës u dëgjua nga e gjithë salla”- mësohet të ketë thënë burimi.

“Ai nuk ishte duke luajtur, kishte një vit që e kishte lënë basketbollin. Që në moshë të vogël ka pasur probleme me zemrën, ndaj u detyrua të mos luante më.

Ikëm të gjithë si ekip në spital, por ishte tepër vonë. Alteo na kishte lënë”

Stafi i gazetës shpreh ngushëllimet tona për familjarët dhe miqtë e tij për këtë humbje tragjike në këtë moshë kaq të hershme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Sot më datë 24.02.2024, rreth orës 15:00, te pallati i sportit “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT