Fëmijët groposën babanë, gazetarja: Vajza e madhe po ndahet nga burri, s’e pranon më

Ngjarja tragjike që tronditi opinionin publik në Durrës vijon ende të rrethohet me shumë enigma, pasi ende nuk është zbuluar motivi i vrasjes.
Vrasja e kryefamiljarit Pëllumb Meta solli shkatërrim jo vetëm në atë famije, por edhe vajza e madhe po ndahet nga bashkëshorti i saj. Këtë gjë e konfirmoi gazetarja Dorjana Bezat, në emsionin Top Story.
“Vajza e madhe po përballet me shkatërrimin e familjes së saj. Nuk flitej për vdekjen e vjehrrës, nuk kishte pendesë. Nuk kishte as pendesë për vrasjen e Pëllumbit. Ajo jetë ishte harruar, nuk ekzistonte. Në atë ambient jetojnë sot Blerina dhe e bija e Blerinës, sepse bashkëshorti po e gjykon për historinë e gjyses dhe nënës. Ju jeni gra që vrisni dhe nuk mund të jeni në familje. Vajza i ka folur nënës, bashkëshorti ishte kundër.
Babai ka qenë autoritar ka treguar nëna. Më bëri përshtypje kur relativizonte vdekjen, Pëllumbi nuk ka vdekur thoshte, nuk pranonte të kishte vdekur dhe vjehrra e sja. Nxori vetëm disa pika gjak tha dhe hiqej sikur kishte vdekur. Gjyshi thoshte nëse janë autorë, gjykata t’i ndëshkojë.
Që në karakterin e saj të hershëm, vrasje fëmijësh, makrabitete, ngjarje të viteve 80’, pretendonte që kunatat i kishin vrarë dy vajza, që vjehrra i hante fëmijët sapo i lindte. Burri i saj ishte 80 vjeç dhe thoshte se e tradhtonte. Këto karakteristika i kishte edhe Blernia, edhe prentendonte se Pllumbi e tradhtonte,” tha gazetarja.