FOTO/ Nga këpucët që i dhuroi Panajot Panos, tek shëtitjet në bulevard, Beckenbauer në Shqipëri

Franz Beckenbauer u nda dje nga jeta në moshën 78-vjeçare. “Der Kaiser” ishte një nga futbollistët më të mirë që kanë luajtur në mbrojtje, teksa me Gjermaninë dhe Bayernin e Munihut ka fituar 20 trofe, përfshirë edhe 2 herë Topin e Artë në vitet 1972 dhe 1976.

Teksa legjenda largohet nga kjo botë, vlen të kujtojmë se Beckenbauer ka qenë edhe në Shqipëri gjatë viteve 1971 dhe 1981. Ai ka ardhur në vendin tonë për eliminatoret e Kupës së Botës dhe Europianit. Në një foto, Franz Beckenbauer duket në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” si edhe në aeroportin e Rinasit.

Gjithashtu Franz Beckenbauer ka një pamje me Panajot Panon, kapitenin e Kombëtares së asaj kohe. Mbrojtësi gjerman shprehej pas ndeshjes se Pano ishte një ndër sulmuesit më të fortë me të cilin ishte përballur dhe pas duelit i dhuroi shqiptarit këpucët e tij të lojës. Gjermania Perëndimore fitoi 0-1.

Po atë vit, fotoja në aeroportin e Rinasit është më e veçantë dhe tregonte realitetin e periudhës komuniste. Të gjithë të huajt që futeshin në vendin tonë duhet të dezinfektoheshin, për mos futur asnjë mikrob nga jashtë për shkak të një epidemie që kishte vendi ynë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT