FOTOT/ Shefi i kuzhinës që gatoi për Zelenskyn: Siguria maksimale, rojet më rrinin përreth

Presidenti i Ukrainës  Volodimir Zelensky ishte dje në Tiranë në kudër të Samitit për Ukrainën. Pas samitit për Zelensky-n dhe të ftuarit e tjerë u shtrua një drekë dhe ishte shefi i kuzhinës Fundim Gjepali ai që gatoi për liderët e rëndësishëm.

Në emisionin ”GoodMorning Albanians” në Euronews Albania, Gjepali zbuloi disa detaje nga specialitetet  që gatoi për Zelenskyn dhe liderët e tjerë evropianë. Ai tregoi se ishin 6 pjata, në racione të vogla dhe të gjitha me produkte të vendit.

“Pjata e parë ishte një karpaço demi gjysmë e pjekur dhe e tymosur me perime të marinuara, pjata e dytë ishte një kremozo me qiqra me mish të bardhë dhe një salcë me paprika, një rizoto me mish qengji, gjithmonë në racione të vogla, një fileto tartufi dhe kremozo  patatesh, një salcë me kakao që e pëlqeu shumë dhe një ëmbëlsirë me lajthi”, tregoi ai.

Gjepali tregoi gjithashtu se sigurua për presidentin e Ukrainës ishte maksimale dhe gjatë kohës që gatuante kishte përreth rojet e sigurimit.

“Ishte një eksperiencë shumë e mirë edhe për t’u rritur nga ana profesionale. Dreka, ditë samitesh kam bërë shumë në karrierën time, por kjo ishte disi unike për vetë personazhin Zelensky. Kur kam gatuar kam pasur rreth e qark njerëzit që merreshin me sigurinë  e presidentit”, tregoi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT