“Jam kërcënuar dy herë”/ Letra me emrat e fëmijëve, gjyqtarja Arnisa Këlliçi: Kur përmenda Dyrmishin më erdhën mesazhe…

Gjyqtarja Arnisa Këlliçi ka folur sot në “Breaking” në lidhje me akuzat e ngritura ndaj saj nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, se ka bërë kallëzim të remë duke pretenduar se është kërcënuar me jetë.
Këlliçi deklaron se është kërcënuar dy herë, duke fajësuar prokurorin Adriano Dyrmishi. Ajo shprehet se kërcënimi i parë i ka ardhur në mënyrë të tërthortë përmes Kancelarit të Gjykatës, i cili ka marrë mesazhe, telefonata. Sipas saj, në telefonatat që ai ka marrë nga një prokuror, përmendej edhe ajo vetë.
Nga ana tjetër, kërcënimi i dytë sipas saj, ka qenë letra ku përmendeshin dhe fëmijët e saj. Ajo hedh poshtë akuzat se e ka shkruar vetë, ndërsa shprehet se shkrimi i saj nuk ka lidhje me shkrimin që ishte në letër.
“Kanë ardhur dy kërcënime ndaj meje. I pari nëpërmjet Kancelarit të Gjykatës, të cilit i kanë ardhur mesazhe dhe telefonata të ndryshme, dhe tjetra është një zarf.
Ka pasur 5-6 telefonata ndaj kancelarit. Ai i ka ruajtur të gjitha këto. Me sa më bënë me dije, kancelari nuk e dinte pse bëheshin këto kërcënime. Në 15 janar më bëri me dije, kontaktova prokurorin e çështjesh dhe i kam thënë që është krijuar një situatë e tillë, që është e papranueshme. Prokurori nuk i është bindur as drejtuesit. Pasi i dhashë një ultimatum, erdhi në zyrën time, ka bërë një kërkesë falje, në prezencë edhe të një miku të tij, ish-gjyqtar. Më tha se kam qenë i dehur, s’kam pasur qëllim të të kërcënoj me jetë. Si duket, ka qenë shumë i ngarkuar emocionalisht. Këtë bisedë e kam të regjistruar të gjithën. Megjithatë, asnjë magjistrat, i dehur apo jo, s’mund të kërcënojë. I thashë t’i kërkojë falje kancelarit, me sa duket nuk e ka bërë. Letra ka hyrë në zyrë në ditën kur erdhi dhe prokurori të kërkojë falje. Kisha shumë punë dhe letrën e kam hapur pas katër ditësh, zarfi ishte gjysmë i hapur. E lexova disa herë, kërcënohesha me jetën time dhe të fëmijëve të mi.
Nuk e pranoj që e kam shkruar unë. U paraqita në Prokurori, thashë se duke qenë se do të dëshmoj për një prokuror që ushtron detyrën te ju, nuk jeni kompetente për të hetuar këtë rast. Më pas, kam marrë mesazhe nga më të ndryshmet sapo përmenda emri ne Adriano Dyrmishit. U thashë që është absurde se ka konflikt interesi. Paraqita një kërkesë, që të hetohej nga një prokuror i një rrethi tjetër. Mua nuk më kanë marrë shembuj të shkrimit tim. Ai është një shkrim dukshëm i ndryshëm nga imi. Ata kanë cituar që kanë marrë shkrime të lira, por se si vetëm ata e dinë. Nuk më njoftuan asgjë. U shndërrova pa patur dijeni fare, në një person nën hetim, nga një ekspert që arriti në një konkluzion rekord që ajo letër nuk është shkruar nga unë. Do të kërkoj një riekspertim.
Rastësia në kohë, fati që erdhi ditën kur prokurori erdhi të më kërkonte falje… mendoj se arsyet mund të variojnë që nga fakti që ka qenë i dehur apo inate profesionale, apo mund të ketë qenë i shtyrë nga miq të vetë, kryesisht ish-gjyqtarë.
Në lidhje me kërcënimin e parë, ka qenë me dy emra, nga unë dhe kancelari. Mund të ketë qenë cedim i momentit, unë nuk kisha drejtpërdrejt mesazhe në telefonin tim, por ishin te kancelari. Kërcënimin e dytë e zbulova pasditen e datës 20. Kisha një hezitim, fola për dy-tre orë me familjarë e miq. Mbështetja që mora, e menjëhershme, ishte nga Ministria e Drejtësisë. Nga Magjistrati, më thanë të shohim nga e hëna, u thashë që një gjyqtar, mund të kërcënohet edhe në fundjavë”– tha ajo.