“Kënaqësi që t’i ofrojmë shtetësinë shqiptare Mogherinit”/ Rama: Ardhja e Kolegjit të Europës në Tiranë, destinacion europian arsimimi

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme në lidhje me kampusin e kolegjit të Europës që do të hapet në Tiranë.

Bëhet me dije se gjatë fjalës së tij Rama shprehur edhe vlerësim për Frederica Mogherinin, tekas i ka dhënë kësaj të fundit shtetësinë shqiptare.

“Edhe unë nuk isha përgatitur që të flisja dhe nuk do të mbaj fjalim. Dua vetëm të ndaj me të gjithë ju atë që ka bërë Frederica. Nuk e fsheh kënaqësinë që të kemi Fredericën që i afrohet asaj pike ku ne ofrojmë nënshtetësinë shqiptare.

Do të jetë më shumë se një nder që ta konsiderojmë atë si shqiptare. Ardhja e Kolegjit të Europës na bën krenar. Ky do të jetë destinacion i mirëfilltë europian arsimimi. Jo vetëm sa i takon programeve, por dhe cilësisë së jetës.”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT