Lela: Mbrëmë kishte më shumë entuziasëm se sa mban prej kohësh kjo mitra jonë e lodhur

“Mbrëmë, falë elektrizimit që prodhoi protesta e opozitës, kishte më shumë entuziazëm se sa mban prej kohësh mitra e lodhur e ngjarjeve shqiptare”.

Kështu e nis shkrimin e tij për protestën e 20 shkurtit, kryezëdhënësi i Sali Berishës, Alfred Lela.

Ai thotë se kjo protestë riktheu normalitetin, ndërsa e krahason Berishën me Navalny-n e vdekur.

“Pjesëmarrja trajtohej si jonormale dhe krahasimi bëhej me 7 korrikun 2022, një demonstrim shprese dhe fuqie, i cili ende kujtohet me notalgji në qarqet opozitare në Shqipëri.

Debati për numrat mund të vazhdojë gjatë, ashtu si edhe skeçi i përhershëm me dron dhe pamje nga lart në stacionet qeveritare, por për fytyrën e normalitetit që ofroi protesta, nuk foli thuajse askush.

Dhe askush nuk mund të fajësohet, pasi normalitet konsiderohet prej vitesh e kundërta e tij.

Protesta e djeshme duhet parë, jo si prodhim i anormalitetit, por të kundërtës, nevojës për normalitet politik.

Edhe mënyra e zgjedhur prej Sali Berishës për të mbajtur fjalimin, me një foltore dhe banerin e zakonshëm të komunikimit opozitar, ishte një përpjekje për të përcjellë normalitet. Ata që mund ta ndiqnin protestën rastësisht, pa ndonjë njohje specifike të Shqipërisë dhe të kontekstit politik të saj, nuk do të mund ta kuptonin dot se Sali Berisha, ishte një lider që fliste nga izolimi. Berisha dukej dje sikur fliste nga sheshi, ishte para protestuesve dhe fizikisht në ballë të tyre.

I tillë, një ushtrim normaliteti ishte edhe fjalimi i tij. Aq shumë i tillë sa dukej se e përqeshte anormalitetin e Edi Ramës me programacionin e vet, me minimumin jetik, rrogat, investimet, Shqipërinë e së ardhmes etj.

Berisha ishte një Navalny shqiptar që kërkonte ta verbonte opresionin qeveritar me pasqyrat arkimediane të ligjësive të normales.

Ndërsa shefi i opozitës e vishte me normalitet Shqipërinë, Edi Rama, që nga takimi me Erdoganin në Ankara ngulmonte për të kundërtën. Prania policore në Bulevard, ishte e tillë sa dukej sikur nuk ishin shqiptarët që po protestonin në Tiranë, por kurdët në Turqi. Gjuha, përherë e gatshme, për ta trajtuar si anormale opozitën e vendit nga shpura medikatike proqeveritare, edhe mbrëmë pas protestës shpërndante toksina belicioze.

Policët civilë në turmë dhe shoqërimi i protestuesve, apo dhe inskenimi i ‘hetimeve’ para Kryeministrisë ishte pjese e skenarit të pushtetit për të mbajtur gjallë pamje të anormalitetit”, vijon ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT