Me kërkesë të Serbisë, Këshilli i Sigurimit të OKB-së seancë të jashtëzakonshme për Kosovën

Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbajë një seancë e jashtëzakonshme për situatën në Kosovë.

Seanca do të mbahet ditën e sotme në orën 21:00 me kërkesë të Serbisë, teksa lajmi është bërë i ditur nga shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç.

Ende nuk dihet nëse seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të jetë e hapur për publikun. Ka qenë Serbia e cila i ka dorëzuar dje një kërkesë misionit të Guajanës për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të situatës në Kosovë.

Serbia pretendon se gjendja aktuale në territorin e Kosovës është në “kontrast të thellë me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT